PSG po e shet Neymarin për t’i ofruar Mbappes kontratën e majme – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

PSG po e shet Neymarin për t’i ofruar Mbappes kontratën e majme

16:26 | 22 Nëntor 2020

Paris Saint-Germain thuhet se është i hapur për të shitur Neymarin në fund të këtij edicioni.

Klubi francez është duke punuar në kontratën e re të Kylian Mbappes, mirëpo nuk kanë fonde të mjaftueshme.

Sipas asaj që raporton L’Equipe, PSG e di se kërkesa e 21-vjeçarit do të jetë e lartë për të rinovuar kontratën, mirëpo kanë një plan.

Nymari mund të largohet në verën e ardhshme nga Parku i Princave, për të krijuar më shumë lehtësi në buxhetin e kampionit nga Ligue 1.

Me largimin e tij, klubi parisienë do të kishte më shumë hapësira për t’i rritur pagën Mbappes.

Nga kjo gjë, Neymari do të zgjonte interesimin e klubeve si Real Madridi, Barcelona dhe Manchester United, por këtu nuk përjashtohet as Manchester City e Chelsea.

Los Blancos e kanë synim transferimin e Mbappes, por nëse jo francezin, atëherë do të fokusoheshin në Neymarin.

Komento: