PSG po e transferon super-lojtarin Barcelonës

18:00 | 01 Janar 2022

Paris Saint-Germain po shikon një transferim të mundshme për anësorin e Barcelonës, Ousmane Dembele, zbulon gazetari francez, Hadrien Grenier.

24-vjeçari ka vetëm gjashtë muaj nga kontrata e tij dhe do të ishte i hapur për një kalim në Parc des Princes,përcjell ORAinfo.

PSG do të kërkojë të zyrtarizojë interesin e tyre për Dembele në rast se Kylian Mbappe përfundon lëvizjen e tij të shumëpritur te Real Madrid në vitin 2022./ORAinfo/

Komento: