Andre Herrera pritet të largohet nga Manchester United gjatë afatit të verës. Interesim për të kanë shprehur drejtuesit e PSG-së.
Sipas asaj që është raportuar nga gazeta angleze “The Sun”, PSG ka nisur misionin për ta transferuar lojtarin spanjoll në Paris.
PSG thuhet se i ka ofruar Herrerës një pagë prej mbi 8 milionë euro në sezon; më shumë se Manchester
United ishin të gatshëm të ofrojnë dhe për këtë arsye largimi i Herreras duket punë e kryer në Angli.
Largimi i Herreras do t’i hap rrugë Manchester Unitedit që të kërkojë mesfushor të ri. Raportohet se United është i interesuar për transferimin e Sergej Milinkoviç-Savic nga Lazio. /ORAinfo/