PSG po ia merr pa asnjë cent yllin Manchester United

18:44 | 12 Prill 2019

Mesfushori i Manchester United, Ander Herrera do të bashkohet me PSG këtë verë, raporton ESPN FC.

United bëri një përpjekje të vonuar për të zgjatur kontratën e 29-vjeçarit, por Herrera hodhi poshtë ofertën dhe në vend të kësaj do të shkojë në Paris në një transferim të lirë, përcjell ORAinfo.

Herrera do të nënshkruajë një marrëveshje tre-vjeçare me PSG, dhe do të fitojë £ 180,000 në javë./ORAinfo/

Komento: