Theo Hernandez po vazhdon të kërkohet nga Paris Saint-Germain.
Kjo ka bërë që AC Milan të jetë kuriozë për të parë se sa larg mund ta shtyjë ofertën e tyre PSG për yllin francez të Milanit.
Është gazetari i njohur i sportit Pietro Balzano Prota ka zbuluar më shumë informacione rreth ndjekjes së pretenduar të PSG, përcjell ORAinfo.
Ai konfirmoi se gjigantët e Ligue 1 janë të interesuar për 22-vjeçarin, por Milani nuk është i interesuar ta shes atë.
Sidoqoftë, klubi është kurioz për të parë se sa largë do ta shtyjë ofertën PSG, qe thuhet se mund të jetë rreth 50 milionë euro, shumë e cila do ta binte Milanin që ta linte të lirë mbrojtësin francez.
Kujtojmë që Theo Hernandez ka arritur këtë sezon në ‘San Siro’ duke bërë paraqitje fantastike.
Ai ka grumbulluar gjashtë gola në të gjitha garat duke e bërë atë golashënuesin më të mirë të klubit.
Mbetet të shihet në ditët na vazhdim se cila do të jetë e ardhmja e Hernandez. /ORAinfo/