
Sonte (e martë) do zhvillohet përballja e ‘zjarrtë’ mes Real Madridit dhe PSG-së, në kuadër të raundit të 16-të në Ligën e Kampionëve.
Dy skuadrat e mëdha duan vetëm fitore, në mënyrë që të kenë avantazhin edhe për ndeshjen kthyese.
Real Madrid tashmë ka publikuar formacionin bazë, derisa PSG-ja ende nuk e ka bërë zyrtare.
PSG: Donnarumma; Hakimi, Marquinhos, Kimpembe, Nuno; Paredes, Danilo, Verratti; Di Maria, Messi, Mbappe.
Real Madrid: Courtois; Carvajal, Militao, Alaba, Mendy; Casemiro, Modric, Kroos; Vinicius, Benzema, Asensio.
Përballja nis në ora 21:00 dhe zhvillohet në “Parkun e Princave”.