PSG-së dhe Pochettinos arrijnë marrëveshje për shkëputje të kontratës

21:12 | 14 Qershor 2022

Mauricio Pochettino do të largohet nga Paris Saint-Germaini.

Trajneri argjentinas e fitoi titullin e kampionit në sezonin e fundit në Ligue 1, por dështimi në Ligën e Kampionëve i ka kushtuar atij.

“Le Parisien” ka raportuar këtë të martë se përfaqësuesit e Pochettinos kanë arritur një marrëveshje me PSG për të ndërprerë bashkëpunimin.

Sipas mediumit francez, largimi i tij do të zyrtarizohet nesër ose të enjten.

Më herët është raportuar se largimi i Pochettinos do t’i kushtojë 15 milionë euro PSG-së, pasi që 50-vjeçari ka kontratë të vlefshme deri në vitin e ardhshëm.

Komento: