PSG shënon fitore ndaj Nantes, kthehet në pozitën e parë në Ligue 1

00:03 | 01 Nëntor 2020

PSG është rikthyer në pozitën e parë të Ligue 1.

Paris Saint-Germain ka shënuar fitore të pastër në Nates sonte për të marrë pozitën e parë në Ligue 1 pas 9 xhirosh. Kampioni francez e mposhti sonte Nantes me rezultat 0-3, në një ndeshje ku të tre golat u shënuan në pjesën e dytë

Paris Saint-Germain është kthyer shpejt të rezultatet pozitive, duke harruar humbjet në fillim të këtij sezoni në Ligue 1.

Gjiganti francez tashmë është në pozitën e parë me 21 pikë pas nëntë xhirove të zhvilluara në elitën e futbollit francez.

Pjesa e parë përfundoi pa gola 0-0.

Në pjesën e dytë PSG hyri më e disponuar në lojë dhe Andre Herrera do të shënonte gol që në minutën e 47-të.

PSG do të ishte edhe më e sigurt në rezultat kur gol nga penalltia shënoi Kylian Mbappe.

Rezultatin për 0-3 e vendosi në fund Pablo Sarabia duke shënuar gol në minutën e 88-të.

Kujtojmë se Nantes ka mundur që ta ngushtonte epërsinë në minutën e 70-të por Kader Bamba dështoi të shënoi nga penalltia.

Komento: