PSG synon transferimin e yllit të Man Cityt

13:11 | 25 January 2023

PSG-ja insiston për Bernardon

Bernardo Silva sipas të gjitha gjasave do të jetë përforcimi i parë i Paris Saint-Germainit për sezonin e ardhshëm. “L’Equipe” ka raportuar të mërkurën se Parisi ka bërë gati ofertën për transferimin e portugezit në verë.

Silva tashmë ka paralajmëruar largimin nga Manchester City në fund të sezonit, ndërsa Parisi për kartonin e tij do të ofrojë mbi 60 milionë euro.

28-vjeçari po kërkohet edhe nga Barcelona, por ekipi spanjoll nuk do të jetë në gjendje të ofrojë më shumë se PSG-ja dhe gjasat janë të mëdha që Silva ta vazhdojë karrierën në Francë.

Ai është pjesë e Cityt prej vitit 2017, ndërsa ka kontratë deri në vitin 2025. Silva këtë sezon ka shënuar dy gola dhe ka bërë pesë asistime në 25 paraqitje në të gjitha garat.

Komento: