PSG triumfon kundër Bordeaux

23:29 | 23 Shkurt 2020

Paris Saint-Germain iu desh të djersit në përballjen ndaj Bordeaux në kuadër të Ligue 1, duke triumfuar me rezultat 4:3.

Kampionët francezë u befasuan qysh në fillim me Hwang (18′) i cili realizoi golin e epërsisë për mysafirët, derisa Edinson Cavani (25′) dhe Marquinhos (45+1′) përmbysën gjithçka.

Por në 45 minutëshin e parë u shënua edhe një gol, me Pablo (45+5′) që barazoi rezultatin pas një gabimi qesharak të portierit vendas.

Gjithsesi, PSG realizoi dy gola të shpejt në pjesën e dytë. Fillimisht me Marquinhos (63′) e më pas me Kylian Mbappe (69′), para se Ruben Pardo (83′) të ngushtonte diferencën në 4:3 – që në fund doli të jetë rezultati përfundimtar i takimit.

Deri në fund, vlen të përmendet përjashtimi i Neymar pas dy kartonëve të verdhë.

PSG është lider i padiskutueshëm në Francë me 65 pikë, kurse Bordo në vendin e 12 tubon 35 pikë.

Komento: