PSG “tronditë” Milanin, synon t’ia rrëmbejë super-lojtarin

23:40 | 19 September 2022

Siç raporton gazeta franceze Le10Sport, PSG është e interesuar të marrë shërbimet e Rafael Leaos dhe është e gatshme të bashkohet në garën kundër Chelseat.

Sulmuesi portugez vjen nga lojtari më i mirë në Serie A sezonin e kaluar dhe është thirrur të jetë një nga lojtarët më të mirë në botë në vitet e ardhshme, përcjell ORAinfo.

Ai ka shënuar 3 gola dhe 6 asistime në 8 ndeshjet e luajtura në këtë fillim sezoni, duke qenë lider i Milanit të Stefano Piolit në garën e tyre për titullin e divizionit të parë italian dhe tejkalimit në UEFA Champions League.

PSG po ndjek nga afër progresin e tij që nga sezoni i kaluar. Në Paris e shohin atë si një opsion më se interesant për të qenë shoqëruesi i Kylian Mbappe në të ardhmen apo zëvendësuesi i tij nëse largimi i tij nga klubi konfirmohet në merkato të ardhshme./ORAinfo/

Komento: