Pas katër vrasjeve që tronditën Kosovën brenda një jave, psikologu Rron Kastrati duke folur për “Front Online” ka shprehur shqetësimin e tij për përdorimin e armëve nga adoleshentët.
Sipas Kastratit, ndikimi i modeleve të dhunshme në rrjetet sociale dhe mungesa e komunikimit në familje janë faktorë të rëndësishëm që çojnë në këto sjellje.
“Përdorimi i armëve nga adoleshentet është fenomen shqetësues. Kërkojnë model për t’u ndjekur dhe këto promovojnë dhunë dhe përdorimin e armëve dhe adoleshentet i imitojnë këto sjellje. Modelet e rrjeteve sociale ndikojnë keq dhe i shtyjnë të rinj të veprojnë dhunshëm. Faktori edhe mbështetja familjare që s’kanë komunikim shumë me fëmijët dhe kjo i çon fëmijët të ndjekin shembullin e gabuar”, deklaroi ai.
Ai gjithashtu përmendi varfërinë dhe papunësinë si kontribues të tjerë në rritjen e dhunës tek të rinjtë.
“Varfëria, mungesa e arsimit, papunësia kontribuojnë në sjelljet e dhunshme tek të rinjtë. Shteti duhet të merret me këto probleme”, u shpreh Kastrati.