Psikologu Kastrati: Problemet socio-ekonomike, konfliktet në familje e shëndeti mendor shkaktar të vetëvrasjeve

11:25 | 21 Janar 2024
psikologu-kastrati:-problemet-socio-ekonomike,-konfliktet-ne-familje-e-shendeti-mendor-shkaktar-te-vetevrasjeve


Ndërsa, psikologu Rron Kastrati, deklaron për Front Online se komuna e Prizrenit kryeson në nivel vendi sa i përket rasteve të vetëvrasjes.

Kastrati ka treguar një numër të faktorëve që po shtyjnë individët të kryejnë vetëvrasje.

“Problemet  socio-ekonomike, mjediset ku personat e tillë kanë ide vetëvrasëse ose tentojnë të kryejnë vetëvrasje vijnë nga familjet të cilat kanë probleme dhe konflikte të njëpasnjëshme. Faktori tjetër që e nxit këtë fenomen shumë famëkeq edhe është mirëqenia e shëndetit mendor që tani aktualisht në Kosovë është e cenueshme. Kur them e cenueshme e kam fjalën për trysnitë socio-ekonomike, financiare”, ka thënë ai për Front Online.

Ai ka përmendur edhe çështjen e depresionit, duke thënë se në jetë të gjithë mund të kenë depresion.

“Qendrat psikiatrike duhet të kenë kujdes të veçuar në këto vlerësime të cilat mund ta shtyjnë personin deri te një depërkufizim, të thotë që unë nuk kam zgjidhje dhe nuk bën asnjë lloj terapie apo trajtimi”, ka shtuar ndër të tjera ai.

Kastrati, ka kërkuar nga institucionet përkatëse që të ofrohen shërbime psikologjike, në mënyrë që të parandalohen raste të tilla.

“Unë them me bindje të plotë se komuna, institucionet relevante përkatëse duhet të organizojnë kampe, ose qendra komunitare për të ofruar shërbime psikologjike në veçanti, jo vetëm sociale. Gjitha këto kanë për qëllim reduktimin dhe parandalimin e këtyre fenomeneve fatkeqe të cilat trondisin shoqërinë dhe komplet familjen dhe shumë të rinjë kur shohin lajme të tilla ndihen të frikësuar dhe fillojnë të besojnë se ndoshta një ditë mund të përfundojnë si të tillë”, është shprehur ai.

Numri i rasteve vetëvrasje për periudhën 2010 – 2020:

Viti 2010:   Janë evidentuar: 67 vetëvrasje;

Viti 2011:   Janë evidentuar: 52 vetëvrasje;

Viti 2012:   Janë evidentuar: 58 vetëvrasje;

Viti 2013:   Janë evidentuar: 45 vetëvrasje;

Viti 2014:   Janë evidentuar: 77 vetëvrasje;

Viti 2015:   Janë evidentuar: 60 vetëvrasje;

Viti 2016:   Janë evidentuar: 37 vetëvrasje;

Viti 2017:   Janë evidentuar: 32 vetëvrasje;

Viti 2018:   Janë evidentuar: 37 vetëvrasje;

Viti 2019:   Janë evidentuar: 30 vetëvrasje;

Viti 2020:   Janë evidentuar 40 vetëvrasje./Front Online

Komento: