Psikologu: Ndryshimi i orës ndikon negativisht tek qytetarët

21:13 | 31 Tetor 2021

Këtë të diel në mesnatë ka ndryshuar ora.

Ndërrimi i akrepave të orës me një orë pas ndodhi natën mes të shtunës 30 dhe të dielës 31 tetor, kur akrepat u zhvendosën nga ora 3:00 në 2:00.

Me orën e re që njihet si ora dimërore do të ketë më pak ditë e më shumë natë, e ky ndryshim ka ndikim në jetën e qytetarëve thotë psikologu Ilir Havolli.

“Sipas statistikave për efektet negative thuhet se ndryshimi i orës shkakton lodhje, mungesë të përqendrimit, dhimbje koke, rrezikshmëria e sulmeve atake kardiake dhe sulmeve në zemër është tre herë më e madhe me ndryshimin e orës”.

Sipas tij vendi ynë përshtatet më shumë me orën verore se sa atë dimërore.
Ndërkohë, ndërrimi i orës kishte për qëllim kursimin e energjisë elektrike dhe shfrytëzimin e dritës se diellit. Ndonëse ka zëra që ndryshimi i orës nuk duhet të ndodh, një vendim i tillë nuk është marrë ende.

Komento: