Fitim Uka, që nga sot do të jetë pjesë e subjektit politk Vetëvendosje.
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti përmes një postimi në Facebook ka lajmëruar që psikologu i njohur, Fitim Uka i është bashkangjitur partisë së tij.
Uka sot u takua me Kurtin dhe deputetin, Shemsi Syla, shkruan Indeksonline.
Fitim Uka, është ligjërues i Psikologjisë në Universitetin e Prishtinës, themelues i Qendrës për Hulumtime Psiko-Sociale e Mjekësore.
Më poshtë keni postimin e plotë të Albin Kurtit:
Fitim Uka është 32 vjeç dhe i ka kryer studimet e doktoraturës në Universitetin e Freiburgut në Gjermani ndërkaq studimet e post-doktoraturës në Universitetin e Illinois në ShBA. Paraprakisht, studimet bazike për psikologji i ka mbaruar në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës kurse studimet master në Universitetin Ludvig Maximilian të Munichut.
Sot ai na u bashkua në VETËVENDOSJE!, ku e mirëpritëm bashkë me deputetin e Lëvizjes, Shemsi Syla.
Fitim Uka, është ligjërues i Psikologjisë në Universitetin e Prishtinës, themelues i Qendrës për Hulumtime Psiko-Sociale e Mjekësore, si dhe botues i revistës psikologjike “Psika”.
Uka numëron mbi 50 paraqitje në konferenca të ndryshme shkencore brenda e jashtë vendit dhe dhjetëra publikime shkencore në revista të njohura ndërkombëtare.
Fitimi i ka tashmë shumë miq e kolegë, e po aq edhe studentë e ish studentë të tij që e prisnin në Lëvizje, praninë dhe dijen dhe kontributin e tij.