PSV Eindhoven po kërkon hiç më pak se 75 milionë euro për ta lënë të lirë yllin e tyre, Cody Gakpo.
Lojtari është duke performuar në nivele të larta, si me klubin, ashtu edhe me kombëtaren, transmeton lajmi.
Marrë parasysh këtë rendiment, anësori ka ngjallur vëmendjen e shumë klubeve të mëdha evropiane.
Njëra ndër to është edhe Manchester United, e cila nuk e ka ndërmend të zmbrapset, përkundër shumës së kërkuar nga holandezët.
Lojtari pëlqehet shumë nga Erik ten Hag, i cili po mëton ta ndërtojë një skuadër konkurruese për të gjithë trofetë.
Prioritet në këtë aspekt po i jepet sulmit i cili, pas largimit të Ronaldos, po ka nevojë për ndryshime.