PSV kërkon 75 milionë euro për Gakpon – Man Utd nuk zmbrapset – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

PSV kërkon 75 milionë euro për Gakpon – Man Utd nuk zmbrapset

21:33 | 07 Dhjetor 2022

PSV Eindhoven po kërkon hiç më pak se 75 milionë euro për ta lënë të lirë yllin e tyre, Cody Gakpo.

Lojtari është duke performuar në nivele të larta, si me klubin, ashtu edhe me kombëtaren, transmeton lajmi.

Marrë parasysh këtë rendiment, anësori ka ngjallur vëmendjen e shumë klubeve të mëdha evropiane.

Njëra ndër to është edhe Manchester United, e cila nuk e ka ndërmend të zmbrapset, përkundër shumës së kërkuar nga holandezët.

Lojtari pëlqehet shumë nga Erik ten Hag, i cili po mëton ta ndërtojë një skuadër konkurruese për të gjithë trofetë.

Prioritet në këtë aspekt po i jepet sulmit i cili, pas largimit të Ronaldos, po ka nevojë për ndryshime.

Komento: