Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka njoftuar për çmimin tavan të vendosur për 24 orët e ardhshme në derivate.
Çmimi maksimal i lejuar i produktit Dizel është 1,68 cent.
Kurse çmimi maksimal i lejuar i produktit Benzinë është 1,35 euro.
Sa i përket produktit Gas, çmimi i lejuar është 0,76.
Këto çmime janë të vendosura për 24 orët e ardhshme, saktësisht deri nesër në ora 10:00.