Janë publikuar disa fakte interesante për skuadrën e Dritës.
Drita sot luan në fazën e tretë kualifikuese të Ligës së Evropës.
Ndeshja fillon në ora 20:30 dhe zhvillohet në stadiumin e njohur “Armata Polake”.
Pak orë para ndeshjes, klubi polak, Legia Warswava ka publikuar disa fakte interesante për Dritën e Gjilanit.
Me anë të një postimi në rrjetin social “Twitter”, klubi elitar polak ka publikuar gjashtë fakte për tri herë kampionen e Kosovës.
Postimi i plotë i Legia Warszawa:
“Fakte interesante për Dritën:
U themelua në vitin 1947
Ngjyrat e klubit: e kaltërt dhe e bardhë
Trajneri: Ardian Nuhiji
Golashënuesi më i mirë në edicionin paraprak: Kastriot Rexha me 13 gola
Tri herë kampione e Kosovës
Fituese e Superkupës“.