Publikohen formacionet zyrtare, Alaves – Real Madrid

20:24 | 23 Janar 2021

Formacionet zyrtare.

Alaves dhe Real Madrid do të ndeshen në kuadër të xhiros së 20-të të La Ligas.

Real Madridi vjen nga një periudhë e vështirë, pasi u eleminua nga Superkupa e Spanjës dhe Copa del Rey befasisht, por sikur kjo të mos mjaftonte, edhe trajneri, Zinedine Zidane, ka rezultuar pozitiv ndaj COVID-19, transmeton lajmi.net.

Reali tani kërkon të arkëtojë tre pikë ndaj skuadrës Alaves që të mbetet në garën për titullin e La Ligas.

Reali qëndron në pozitën e dytë me 37 pikë gjithsej, ndërsa Alaves qëndron në pozitën e 17-të me 18 pikë total. Ata do të jenë pa trajnerin Zidane dhe pa kapitenin Ramos këtë ndeshje.

Për “Los Blancos” pritet të mungojnë Dani Carvajal, Nacho, Ramos, Rodrygo dhe Valverde.

Formacionet zyrtare të klubeve.

Real Madrid: Courtois, Militao, Varane, Hazard, Kroos, Benzema, Modric, Asensio, Casemiro, Lucas, Mendy.

Alaves: Pacheco, Ximo, Laguardia, Lejeune, Duarte, Martin, Pina, Battaglia, Joselu, Rioja, Edgar.

Komento: