Publikohen fotografitë e çiftit: Ky dyshohet të jetë burri që e vrau gruan me sëpatë

11:18 | 25 November 2022

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në një familje në Prishtinë, ku një burrë dyshohet se ka vrarë bashkëshorten e tij.

Izet Godeni dyshohet se e mbyti me sëpatë gruan e tij Sadije Godenin.

Burri raportohet se është 70 vjeçar, ndërsa viktima gruaja e tij 63 vjeçe.

Këto janë fotografitë e çiftit që po qarkullojnë në media.

Vrasja dyshohet të ketë ndodhur në shtëpinë e tyre.

I dyshuari është dorëzuar në Polici.

Njësitë policore bashkë me ekipin mjekësor kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes ku kanë hasur në trupin e viktimës, vdekjen e së cilës e ka konstatuar mjeku kujdestar.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Dërgohet në mbajtje një person i dyshuar për vrasje të rëndë. Sot rreth orës 04:40 kemi pranuar informatën për një trup të pa jetë në një shtëpi në rrugën “Mark Isaku” në Prishtinë. Bazuar në hetimin preliminar si dhe ekzaminimin e vendit të ngjarjes me urdhër të prokurorit të shtetit, rasti është cilësuar vrasje e rëndë. Lidhur me rastin është vetëdorzuar një person i dyshuar: I. G, mashkull 70 vjeç. Personi i dyshuar me urdhër të prokurorit të shtetit, është intervistuar dhe i njëjti është dërguar në qendrën e ndalimit, ndërkohë që trupi i pajetë i viktimës, femër 63 vjeç, është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, tha Borovc

Komento: