Publikohen fotot e para të Perisicit në Bayern

14:57 | 12 Gusht 2019

Ivan Perisic është emir më I ri I skuadrës së Bayern Munich.

Lojtari ka kryer gjatë ditës së hëne testet mjekësore dhe për Sport Bild ka premtuar se do të japë më të mirën sa herë që do të zbresë në “Allianz Arena”.

Derisa Interi e Bayerni ende nuk e kanë zyrtarizuar marrëveshjen, lojtari është fotografuar në Bayern pas testeve mjekësore.

“Vetëm sa kreva testet mjekësore. Do të jap më të mirën!”, tha 30-vjeçari për Bild.

Raportohet se kampioni i Bundesliga do ta transferojë 30-vjeçarin në formë huazimi për 5 milionë euro me opsionin e blerjes verën e ardhshme 20 milionë.

Komento: