Publikohen fotot: Kështu ishte aksidentuar në Kosovë autobusi ku humben jetën 14 persona

09:44 | 16 Shkurt 2019

Një aksident tragjik ka ndodhur ditë me parë në Maqedoni, ku humben jetën 14 persona.

Pas fatkeqësisë së “Llaskarcës”, ku mbetën pa shenja jete 14 persona dhe 37 të lënduar, “enigma” se kush e shkaktoi aksidentin po vazhdon.

Edhe pse pronari i kompanisë “Durmo Turs” deklaroi se vozitësi i autobusit i ka deklaruar përgjegjësit të tij se ka humbur vetëdijen dhe se autobusi ka qenë teknikisht në rregull, në opinion është shfaqur një fotografi e një autobusi i cili në mars të vitit 2018 ka dalë nga rruga në magjistralen Ferizaj -Prishtinë.

Portali “Ferizajpress.com” shkruan se më 8 mars të vitit 2018 në magjistralen Ferizaj-Prishtinë , në fshatin Banullë ka dalë nga rruga, një autobus i kompanisë “Durmo Turs”, shkruan Koha.mk.

Siç shkruan portali, arsyet e daljes nga rruga nuk dihen por dëshmitarë të rastit bëjnë të ditur se udhëtarët janë nxjerrë nga autobusi dhe janë transportuar më autobus tjetër.

“Udhëtarët janë nxjerrë nga autobusi dhe janë transportuar me një autobus tjetër. Nuk është vërejtur ndonjë i lënduar, ndoshta ka ndonjë me lëndim të lehtë ” ka thënë Shpend Reqiça për Ferizajpress, një qytetar i rastit që po kalonte në këtë drejtim, i cili ka dërguar edhe fotot në redaksi.

Komento: