Publikohen gjysma e rezultateve në Turqi, Erdogan merr një lajm shumë të keq

22:17 | 31 Mars 2019

Erdogan pranon humbjen në disa qytete.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka pranuar se partia e tij, Partia për Drejtësi dhe Zhvillim, nuk ka dalë e suksesshme në disa qytete në zgjedhjet lokale të mbajtura sot.

Ai ka pranuar se kjo është domosdoshmëri e demokracisë.

Siç raporton Reuters, Erdogan ka thënë se do të fokusohet në ekonomi, mbrojtje e prodhim industrial.

Erdogan ka thënë se zgjedhjet e ardhshme do të mbahen në qershor të vitit 2023.

Sipas rezultateve deri tash, Erdogan dhe partia e tij kanë humbur Ankaranë pas shumë vjetësh.

Në Ankara, opozita udhëheq me 49.5% të votave, transmeton TRT.

Beteja kryesore, e Ankarasë, në zgjedhjet e sotme shihet si një provë e popullaritetit të Erdogan në kohën e vështirësive ekonomike dhe rritjes së inflacionit.

Komento: