Publikohen nga Policia e Kosovës rezultatet e testeve të kandidatëve për zyrtar policer

20:35 | 21 Shkurt 2023

Policia e Kosovës publikon rezultatet e testeve të kandidatëve për zyrtar policer.

Policia e Kosovës ka shpallë listën e rezultateve me shkrim të kandidatëve për zyrtar policor.

Në njoftim thuhet se kandidatët që kanë arritur 70% e më lartë do ti nënshtrohen testit të shkathtësive fizike.

Njoftimi i plotë:

Policia e Kosovës shpallë listën e rezultateve të testit me shkrim të kandidatëve për zyrtar policor të cilët iu kanë nënshtruar testit me shkrim me datën 20.02.2023.

Kandidatët të cilët kanë arritur rezultatin 70% e më lartë do ti nënshtrohen testit të shkathtësive fizike. Testimi i shkathtësive fizike mbahet me datën 02.03.2023 në ora 10:00 në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP) në Vushtrri. Kandidatët duhet të paraqiten dy (2) orë para fillimit të mbajtjes së testit.

Komento: