Super-limuzina që do të shoqërojë Joe Biden gjatë presidencës.
Joe Biden është zgjedhur tashmë presidenti i 46 i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Demokrati, zëvendëspresident nën presidencën Obama, pritet që më 20 janar të zyrtarizohet në krye të Shtëpisë së Bardhë.
Por bashkë me zgjedhjen si president, Biden përfiton edhe disa privilegje sa i përket sigurisë.
Një prej tyre është edhe makina me të cilën do të lëvizë nga 20 janari e 4 vitet në vazhdim, shkruan Ora News.
Kudo që shkon Presidenti i SHBA, e shoqëron një limuzinë super e sigurt.
“Cadillac” me vlerë 1.5 milionë dollarë, i quajtur ndryshe “The Beast One” prek tokën nga avioni ushtarak amerikan para ardhjes së shefit të Shtëpisë së Bardhë.
Kjo makinë është e pajisur me masa sigurie për të shpëtuar jetën e presidentit amerikan.
Makina është ndërtuar sipas standardeve të Shërbimit Sekret të SHBA.
“Bisha” e Donald Trump peshon 8 ton, është e papërshkrueshme nga plumbat dhe e aftë për t’i mbijetuar një rakete ose një sulmi me armë kimike, shkruan The Sun.
Disa karakteristika sekrete që e mbajnë presidentin e SHBA të sigurtë:
1– Limuzina është e pajisur me kamera nate, të cilat janë të komandueshme me pult.
2 -Dritaret kanë pesë shtresa qelqi dhe polikarbonate, të cilat mund të përballojnë plumbat.
3 – Makina gjithashtu ka alarm, furnizim me oksigjen dhe çanta të llojit të gjakut të Presidentit në rast se Presidenti ka nevojë për transfuzion.
4 -Në makina ka edhe armë dhe gazlotsjellës
5 -Trupi i makinës është një armaturë e trashë ushtarake prej pesë inç, e bërë nga alumini, çeliku, titani dhe qeramika, të mbuluara me panele me fije qelqi.
6 -Ajo ka goma rezistente ndaj shpimit
7 – Dyert janë tetë inç të trasha dhe të blinduara.