Publikohen pamje nga dasma madheshtore e ‘Kaderit’

18:48 | 23 February 2019

Ceren Yalazoğlu është njëra ndër aktoret e serialit turk “Më fal”, e cila në rolin e “Kaderit” njihet si vajzë që nuk është e kënaqur me jetën e saj provinciale.

25 vjeçarja luan rolin e vajzës së vogël, e cila në serial nuk i ka punët mirë me dashurinë, apo më mirë të thuhet që dashurohet në njerëz të gabuar. Por, në jetën reale aktorja gëzon një jetë të lumtur.

Ceren ishte martuar në vitin 2013 me Osman Karakoç. Çifti për atë ditë kishin organizuar një ceremoni, në të cilën kishin ftuar miqtë dhe familjarët e tyre.

Aktorja në rolet e saj të ndryshme kishte veshur fustanin e nusërisë ku ishte dukur shumë bukur.
Por, se si ishte dukur ajo në ditën më të rëndësishme të saj, në ditën kur ishte martuar Osmanin e shohim në fotografinë më poshtë.

Kujtojmë se, aktoren përveç rolit të “Kaderit”, nuk është se e keni parë në ndonjë rol tjetër gjatë këtyre viteve.

Komento: