Kështu u duk sot nusja e familjes Thaçi.
Sot, nipi i presidentit Hashim Thaçi, Vetoni po i jep fund beqarisë.
Ai dhe Veronika Ahmetaj po kurorëzojnë lidhjen e tyre me martesë në një nga restaurantet e Prishtinës.
Sot, Veronika ka mbajtur dhe kanagjegjin e saj, ku është siguruar edhe një foto nga atmosfera aty.
Për dallim nga Edona Mehmeti, nusja e Kushtrimit, nipit të presidentit i cili u martua tre javë më parë, Veronika ka zgjedhur dizajner kosovar për vellon e saj.
Mësojmë se ka qenë Valdrin Sahiti me të cilin ajo ka zgjedhur të punojê, ndërsa këpucët e saj kanë qenë nga marka e njohur “Dior”.