
Në spektaklin e fundit të Big Brother VIP Kosova 4 është publikuar edhe një tjetër klip me pamje të patransmetuara nga festa, i cili ka ngjallur reagime të shumta dhe ka shtuar edhe më shumë kureshtjen e publikut rreth raportit mes Benitës dhe Klodit.
Bëhet fjalë për një moment që ka ndodhur pasi të dy kishin konsumuar sasi të konsiderueshme alkooli, ku Benita dhe Klodi janë parë teksa shkojnë së bashku në dhomën e rrëfimit. Pamjet e transmetuara kanë tërhequr menjëherë vëmendjen e ndjekësve të formatit, pasi nga ajo që shihet, në një çast duket sikur dyshja janë puthur.
Përveç këtij momenti, gjatë bisedës së tyre në dhomën e rrëfimit, Benita dhe Klodi kanë shprehur edhe simpati për njëri-tjetrin, duke lënë të kuptohet se mes tyre mund të ketë diçka më shumë se një raport i zakonshëm brenda lojës.
Këto pamje kanë mjaftuar që publiku të nisë të dyshojë nëse mes Benitës dhe Klodit po lind një afrim i ri apo një simpati e fshehtë, pavarësisht debateve të ashpra që dyshja kanë pasur më herët.
Mbetet të shihet në vazhdim se si do të zhvillohet raporti mes tyre dhe nëse ky moment do të ndikojë në dinamikat e lojës brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 4.
