Publikohen pamjet e sulmit amerikan ndaj një tankeri pranë Venezuelës

09:26 | 21 Dhjetor 2025
Publikohen pamjet e sulmit amerikan ndaj një tankeri pranë Venezuelës

Dje, Roja Bregdetare e SHBA-së sekuestroi për herë të parë një anije cisternë nafte të sanksionuar pranë bregdetit të Venezuelës, duke e intensifikuar më tej konfliktin midis dy vendeve, raportuan mediat amerikane.

Departamenti i Sigurisë Kombëtare i SHBA-së (DHS) ka publikuar pamje filmike me mbi shtatë minuta që tregojnë hipjen në bord dhe sekuestrimin e anijes cisternë M/T CENTURIES.

Është një supertanker për transportin e naftës bruto, nën flamurin panamez dhe në pronësi të Kinës, e cila është nën sanksione të ShBA-së.

Operacioni u krye në ujërat ndërkombëtare të Detit të Karaibeve jugore, jo shumë larg bregdetit të Venezuelës, nga Roja Bregdetare e SHBA-së, konkretisht Ekipi i saj i Ndërhyrjes Speciale Detare (MSRT), me mbështetjen e Marinës Amerikane.

Trump urdhëroi bllokim të plotë të të gjitha cisternave të naftës të sanksionuara

Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, urdhëroi një “bllokim të plotë të të gjitha cisternave të naftës të sanksionuara që hyjnë dhe dalin nga Venezuela” në një postim në platformën e tij Truth Social të mërkurën.

Ai e justifikoi vendimin duke pretenduar se vendi i Amerikës së Jugut kishte vjedhur naftë, tokë dhe asete të tjera nga SHBA-të, të cilat duhet t’i kthejë.

Trump akuzoi regjimin e udhëheqësit autoritar venezuelian, Nicolas Maduro, se po përdor “naftën nga këto fusha të vjedhura nafte për të financuar veten, narkoterrorizmin, trafikimin e qenieve njerëzore, vrasjet dhe rrëmbimet”.

Në filli të viteve 2000, Venezuela shtetëzoi fushat e naftës, gjë që preku kompanitë e huaja dhe gjithashtu ato amerikane. Kjo çoi në një mosmarrëveshje mbi pagesën e kompensimit. Në vitin 2019, në mandatin e tij të parë, Trump vendosi sanksione ndaj kompanisë shtetërore të naftës PDVSA.

Vetëm pak ditë para njoftimit të bllokadës, ushtria amerikane kishte marrë tashmë kontrollin e një anijeje cisternë nafte pranë bregdetit të Venezuelës.

Qeveria e Venezuelës ka dënuar konfiskimin nga SHBA-të të një tjetër anijeje cisternë nafte në brigjet e Amerikës së Jugut, duke e quajtur atë një “akt serioz të piraterisë ndërkombëtare”.

PREPARE TO BE BOARDED.

This morning @USCG in coordination with the @DeptofWar executed a lightning strike operation to seize the Motor Tanker Centuries, which is suspected of carrying oil subject to U.S. sanctions.

The iron fist of America’s joint military and federal law… pic.twitter.com/lcUVauqg2M

— Homeland Security (@DHSgov) December 20, 2025

Komento: