Një person ka humbur jetën dje në Deҫan.
Sot, e premte në orën 17:00 varroset 32 vjeçari nga komuna e Deçanit, që dyshohet se humbi jetën nga kontakti me rrymën.
Kryetari i komunës së Deçanit është shprehur i tronditur ndaj kësaj ngjarjeje tragjike përderisa i ka shprehur ngushëllime familjes së të ndjerit.
“Zoti u dhashtë forcë e ua lehtësoftë dhimbjen”, ka shkruar Ramosaj
Ngushëllime, për humbjen e Shpejtim Shabanajt ka shprehur edhe deputeti i LDK-së, Armend Zemaj.