Publikohen pamjet, Julian Assange tërhiqet zvarrë nga ndërtesa e ambasadës së Ekuadorit

12:36 | 11 April 2019

Pas shtatë vitesh qëndrim, Julian Assange është dëbuar nga ambasada e Ekuadorit në Londër.

Themeluesi i Wikileaks, Julian Assange, është prangosur sot nga policia britanike në Ambasadën e Ekuadorit në Londër.

Urdhëri për prangosjen e tij është dhënë të enjten në mëngjes, ka treguar zyrtari policor Scotland Yard, pasi që Ekuaodri ka tërhequr vendimin për t’i dhënë atij azil politik pas 7 vjetësh.

Assange kishte gjetur strehim në Ambasadën e Ekuadorit në Londër që nga viti 2012, shkruan dailymail, transmeton Gazeta Express.

Lidhur me këtë, presidenti i Ekuadorit Lenin Moreno ka thënë se vendimi për të tërhequr statusin e azilit të Assange erdhi pas ‘shkeljeve të përsëritura të konventave ndërkombëtare dhe protokolleve të përditshme’.

Në mediat britanike ndërkohë janë publikuar edhe pamjet e momentit të prangosjes së tij, ku shihet se si ai tërhiqet zvarrë nga ndërtesa e Ambasadës.

Komento: