
Gazetari i Nacionales, Vullnet Krasniqi dhe kameramani janë sulmuar sot derisa po raportonin nga protesta kundër DokuFestit në Prizren. Të dyshuarit janë arrestuar, siç ka konfirmuar tashmë edhe Policia e Kosovës.
Ndërkohë, Nacionale ka publikuar pamjet e këtij sulmi.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi e ka konfirmuar arrestimin e një të dyshuari në lidhje me sulmin ndaj ekipit të Nacionales, duke shtuar se rasti është duke u cilësuar si sulm ndaj personit zyrtar.
“Hetimet i kemi filluar me Prokurorinë e shtetit për sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare. Momentalisht nuk mund të japë më shume informacione”.
Sulmi fizik ndaj ekipit të gazetës Nacionale është dënuar ashpër nga përfaqësuesit e gazetarëve dhe të shoqërisë civile.