Këto janë raportet e plota që erdhën nga Zvicra.
Nga Instituti i Mjekësisë Ligjore në Lozanë është kryer ekspertiza mbi rastin e aktivistit të Vetëvendosjes, Astrit Dehari, i cili u gjetë pa jetë në qendrën e paraburgimit në Prizren.
Avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi, ka dërguar raportin e plotë të kryer në Zvicër, të cilin Prokuroria Themelore e Prizrenit, ia dorëzoi familjes së Astritit dhe avokatit.
Në konkluzionet e raporti përfundimtar thuhet se “në fakt hipoteza e një privim nga jeta e z. Dehari Astrit, përmes mjeteve të caktuar nga mjekët ligjorë duket pak e vertetë dhe intervenimi i një personi të tretë duhet të kihet parasysh”.
Ndërsa bashkëngjitur është edhe raporti i zgjeruar që ka 45 faqe.