Publikohen rezultatet e kandidatëve të cilët iu nënshtruan testit psikologjik për zyrtarë policorë – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Publikohen rezultatet e kandidatëve të cilët iu nënshtruan testit psikologjik për zyrtarë policorë

15:54 | 04 Shtator 2019

Policia e Kosovës ka bërë publike rezultatet e kandidatëve për zyrtarë policorë që iu kanë nënshkruar testit psikologjik të mbajtur nga 05.08.2019 deri më datë 29.08.2019 sipas konkursit të datës 16.04.2018 deri me 10.05.2018.

Të gjithë ata që iu kanë nënshkruar testit psikologjik, rezultatet e testit mund t’i gjejnë duke klikuar KËTU.

https://sites.google.com/view/njoftim/home?authuser=2&fbclid=IwAR16J3TF70fkNU19isOjcXTw_QASPOd7_fFI7rM_ykqaKl_Khm9qev7rR4s

Theksojmë se interesimi i të rinjve dhe të rejave nga të gjitha komunitetet ka qenë mjaft i madh për t’u bërë pjesë e Policisë së Kosovës dhe për t’i shërbyer vendit dhe qytetarëve.

Testit psikologjik iu kanë nënshtruar gjithsej 510 kandidatë.

Në njoftimin e bërë nga Policia e Kosovës thuhet se, kandidatët të cilët kanë dështuar në test psikologjik kanë të drejtë ankese. Ankesa duhet t’i adresohet Komisionit përzgjedhës në afatin prej pesë ditëve kalendarike, nga dita e publikimit të rezultateve.

Ankesat duhet të dorëzohen nëpër Drejtoritë Rajonale përkatëse të Policisë së Kosovës.

Komento: