Dalin rezultatet e para.
Komisioni Shtetëror Zgjedhor në Maqedoninë Veriore, ka filluar publikimin e rezultateve të para të zgjedhjeve presidenciale.
Ka përfunduar votimi në të gjithë Maqedoninë Veriore për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.
Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), ka filluar me publikimin e rezultateve të para për të dy kandidatët për president.
Sipas rezultateve të para të KSHZ-së, është duke prirë Stevo Pendarovski.
Ai deri më tani ka mbledhur 103 mijë e 614 vota apo 57.64 për qind, shkruan lajmi.net.
Ndërkaq sipas rezultateve zyrtare të KSHZ-së, Gordana Siljanovska, ka arritur të mbledh deri më tani 70 mijë e 20 vota apo 38.95 për qind.