Publikohen rezultatet e para të zgjedhjeve evropiane, ja ku radhitet partia e Merkel

20:48 | 26 May 2019

Janë publikuar rezultatet e para.

Ndërkohë që mbërrijnë rezultatet e para të zgjedhjeve për në Parlamentin Evropian, ajo që bie në sy është fakti që pjesëmarrja në këto zgjedhje ka qenë e lartë pothuajse në të gjitha vendet anëtare të Bashkimit Evropian, ku veçohen vendet e Evropës Lindore, që deri tani llogaritet në një mesatare prej 51%.

Në Gjermani për shembull është regjistruar pjesëmarrja më e lartë e votuesve që nga viti 1989, pothuajse 60% e qytetarëve me të drejtë vote.

GJERMANI

Bashkimi CDU-CSU i kancelares Angela Merkel konfirmohet në vend të parë, sipas exit poll.

Ky bashkim ka marrë deeri tani 27,5%, por ka humbur 7,8%.

Rritje të ndjeshme kanë marrë të gjelbërit, mbi 20%.

FRANCË

Lista e ”Rassemblent National” e Marine Le Pen është partia e parë, me një diferencë prej dy ose tri pikësh me partinë e di Emmanuel Macron.

HUNGARI

Partia Fidesz e kryeministrit, Viktor Orban, ndodhet në vendin e parë me një rezultat neto prej 56%.

AUSTRI

Fitojnë populistët e kancelarit Sebastian Kurz, ndërkohë që partia e zëvendëskancelari të dorëhequr, FPOE, ka dalë e treta.

GREQI

Konfirmohen konservatorët e Micotaqisit me 36%, ndërkohë që partia e majtë SYRIZA e kryeministrit Aleksis Cipras ka 27%.

Komento: