Publikohen rezultatet e provimit të Maturëës.
Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), ka publikuar sot rezultatet e provimit të Maturës Shtetërore 2019 (afati i gushtit), sipas të cilave kalueshmëria në këtë afat është 60.9 përqind.
Nga 8 mijë e 577 maturantë që i janë nënshtruar provimit të Maturës Shetërore në këtë afat, kanë kaluar 5 mijë e 239.
Në mësimin në gjuhën shqipe, provimit i janë nënshtruar 8 mijë e 474 maturantë dhe kanë kaluar 5 mijë e 161, në mësimin në gjuhën boshnjake nga 43 maturantë kanë kaluar 29 prej tyre dhe në mësimin në gjuhën turke kanë kaluar 49 nga 60 sa i janë nënshtruar provimit.
Komisioni Shtetëror i Maturës falënderon edhe një herë të gjithë akterët e përfshirë në Maturën Shtetërore, të cilët janë kujdesur për organizimin dhe mbarëvajtjen e këtij procesi të rëndësishëm.