Më në fund KSHZ-ja i publikon rezultatet e zgjedhjeve.
Pas problemeve me ueb faqen zyrtare të Komisionit Shtetëror Zgjedhor të Maqedonisë së Veriut, një ditë pas zgjedhjeve kreu i këtij institucioni Oliver Derkovski i publikoi rezultatet zyrtare por jo përfundimtare.
Sic njoftoi KSHZ-ja nga gjithsejt 1.814.263 votues në zgjedhjet e 15 Prillit kanë votuar 942.334 votues. Numri I fletëvotimeve të pavlefshme ka qenë 31.466. Në bazë të rezultateve që i publikoi KSHZ-ja renditja e partive është si vijon:
KOALICIONI “MUNDEMI” 327.329 VOTA – 46 DEPUTETË
VMRO – DPMNE DHE KOALICIONI 315.344 VOTA – 44 DEPUTETË
BDI 104.587 VOTA – 15 DEPUTETË
ASH – AAA 81.297 – 12 DEPUTETË
“E MAJTA” 37. 551 VOTA – 2 DEPUTETË
PDSH –JA 13.891 VOTA – 1 DEPUTETË
Rreth mosfunksionimit të ueb-faqes së KSHZ-së, Kryetari Derkovski theksoi se bëhet fjalë për sulm kibernetik nga hakerët dhe se nuk ka pësuuar dëme vetëm se ka anuluar përllogaritjet e rezultateve të zgjedhjeve. Derkovski theksoi se kanë filluar të vijojnë afatet për ankesa nga partitë politike rreth parregullsive zgjedhore.