Publikohen shifrat e fundit të koronavirusit në Itali

18:43 | 04 Maj 2020

Janë shënuar 195 viktima nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit

Ka zbritur nën 100 mijë numri i personave aktual pozitiv me koronavirus në Itali.

Numri aktual i personave pozitiv me COVID 19 është sot 99,980. Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 195 viktima e 1,221 raste pozitive më shumë.

Numri i përgjithshëm i viktimave në mbi 2 muaj pandemi ka arritur sot më 29,079 e numri i të infektuarve 211,938.

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 1,225 pacientë të shëruar e numri i përgjithshëm i tyre ka arritur sot më 82,879.

Në repartet e terapisë intensive sot janë 22 pacientë më pak e numri i tyre është 1,479.

Në Itali numri i tamponeve të kryer është 2,191,403.

Komento: