Publikohen shumë parregullsi rreth testit të maturës, kërkohet rishikimi i ligjit

13:57 | 05 Korrik 2024
publikohen-shume-parregullsi-rreth-testit-te-matures,-kerkohet-rishikimi-i-ligjit

Organizata “ETEA” ka publikuar sot “raportin analitik mbi Provimin e Maturës Shtetërore”.

Qëllimi i këtij raporti ishte identifikimi i lëshimeve dhe sfidave në provimin e testit të maturës.

Si çështje shqetësuese që janë gjetur kanë qenë: kopjimi masiv, validiteti i pyetjeve, frika e nxënësve nga dështimi, e çështje të tjera.

Kurse, kjo organizatë ka kërkuar që ligji për provimin e maturës shtetërore të rishikohet.

Kjo, për shkak se pavarësisht që në ligj dënimet për shkelësit janë më të mëdha, që nga viti 2006 e deri më tani janë vetëm 16 persona që janë ndëshkuar, derisa ndëshkimet kanë qenë minimale.

Drejtori i organizatës”ETEA”, Agon Ahmeti ka deklaruar se kanë kuptuar se provimi i maturës shtetërore nuk mund të kap plotësisht shkathtësitë e nxënësve.

Ndërsa, hulumtuesja e kësaj organizate ka përmendur disa nga rekomandimet që duhet të merren parasysh sa i përket testit të maturës./Front Online/

Komento: