Në Prishtinë, të hënën, do të mbahet mbledhja e përbashkët në mes të Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Maqedonisë së Veriut.
Lajmi është bërë i ditur nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut, të enjten, përmes një komunikate për media
Bëhet me dije se në kuadër të mbledhjes ndërqeveritare do të nënshkruhen disa memorandume dhe marrëveshje për bashkëpunim në disa fusha.
Ndërkohë është publikuar edhe agjenda e kësaj mbledhje.
Takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe atij të Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, pritet të nisë nga ora 11:20. Ndërsa në atë kohë pritet të nisin edhe takimet bilaterale të ministrave të qeverive.
E takimi ndërqeveritar pritet të nisë nga ora 12:00.
Në ora 13:30 pritet të nisë ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve bilaterale, ndërsa do të pasohet më pas me konferencë të përbashkët të kryeministrave të dy vendeve.