Publikohet bisedë sekrete për Covid-19, dyshohet të jetë mes presidentit të Kinës me OBSH-në

13:55 | 11 Maj 2020

Koronavirusi po vazhdon të përhapet me shpejtësi në gjithë botën.

Presidenti kinez, Xi Jinping, i ka kërkuar Drejtorit të Përgjithshëm të Organizatës Botërore të Shëndetit, të vonojë paralajmërimin global për kërcënimin e COVID-19.

Sipas të dhënave të siguruara nga Shërbimi Federal i Inteligjencës në Gjermani, ata deklarojnë se mes dy liderëve është zhvilluar një bisedë telefonike gjatë muajit janar, përcjellë Klan Kosova.

Gjermanja Der Spiegel, thotë se Presidenti i Kinës, Xi Jinping, në një telefonatë të bërë më 21 janar, i ka kërkuar kreut të OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus që të mos publikojë informacion mbi përhapjen e COVID-19 nga njerëzit tek njerëzit, gjë e cila ka shtyrë me 4 javë marrjen e masave për përhapjen e pandemisë.

Në reagimin zyrtar të OBSH-së thuhet se, Tedros nuk ka folur me presidentin kinez më 21 janar dhe se ata nuk kanë folur kurrë në telefon.

”Një lajm i tillë është çoroditës dhe dëmton përpjekjet e OBSH-së dhe gjithë botës në përpjekjet për t’i dhënë fund pandemisë së COVID-19”, thuhet në komunikatë.

”Kina ka konfirmuar se ka përhapje nga njeriu te njeriu më 20 janar dhe se OBSH ka deklaruar publikisht më 22 janar se të dhënat tregojnë se kemi kalim nga njeriu te njeriu në Ëuhan”, vijon më tej reagimi.

Siç shkruan Euroneës Albania, akuzat kundër OBSH-së janë ngritur më parë edhe nga administrata amerikane dhe në veçanti nga presidenti, Donald Trump, i cili e akuzon OBSH-në se është pro kineze dhe po i bën propagandë asaj.

Komento: