Publikohet çmimi i derivateve për 24 orët e fundit

09:15 | 23 Shtator 2022

Ministria publikon çmimin “tavan”: Nafta s’ndryshon, benzina lirohet për 1 cent

Ministria ka publikuar çmimin “tavan” të derivateve të naftës për 24 orët e ardhshme.
Sipas njoftimit të ministrisë, nafta ka mbetur në çmimin që ka qenë, 1 euro e 57 centë për litër.

Ndërkaq, benzina është liruar për 1 cent, pra 1 euro e 34 centë për litër.

Gazi ndërkaq ka mbetur në çmim statik.

Komento: