Publikohet çmimi, sa do të kushtojë vaksina 90% efektive ndaj COVID-19.
Kompania BioNTech ka bërë të ditur sot se sasia e porosive do të ndikojë në çmimin e vaksinës së saj potenciale COVID-19 në botën e zhvilluar.
“Çmimi për SHBA për 100 milionë dozat e para është 19,50 dollarë për dozë”, tha kryeshefi i strategjisë i BioNTech, Ryan Richardson pas publikimit të rezultateve të tremujorit të tretë të martën.
Ai po i referohej marrëveshjes të arritur në korrik nga partneri Pfizer, me qeverinë amerikane për furnizimin e vaksinës.
“Ju mund të mendoni për këtë si një pikë referimi për mënyrën se si do ta çmonim vaksinën në botën e zhvilluar për vëllime të ngjashme”, tha Richardson, raporton Reuters.