Modelja e njohur shqiptare, Almeda Abazi-Sayışman dhe aktori i njohur turk, Tolgahan Sayışman janë bërë prindër për herë të parë.
Modelja shqiptare, Almeda Abazi-Sayışman për herë të parë dje ka publikuar fotografi me djalin e saj.
Almeda dhe aktori i njohur turk, Tolgahan Sayışman më 5 maj janë bërë prindër për herë të parë. Çifti janë bërë prindër të një djali, të cilin e pagëzuar me emrin, Efehan, shkruan rtv21.
Pas publikimit të portretit familjar, Almeda në Instastory ka publikuar një tjetër fotografi të realizuar ditën kur e solli në jetë djalin.
Në këtë imazh Almeda shihet në sallën e lindjes, teksa Tolga shihet duke e puthur atë në ballë.
Me Efehanin, çifti duket se janë duke i përjetuar momentet më të lumtura në jetë. Aktori, dhe modelja dashurinë e tyre me martesë e kanë kurorëzuar në vitin 2017.