Arton Demhasaj publikon faturën e rrymës: Përveç rritjes së tarifës, qenkan rritë edhe dallaveret.
Drejtor i organizates “Çohu”, Arton Demhasaj ka publikuar faturën e këtij muaji, derisa ka bërë krahasime me atë të muajit janar.
Në fotografinë e publikuar në llogarinë e tij në Facebook, Demhasaj ka shpjeguar me detaje shpenzimet që ka bërë, derisa ka thënë se përveç rritjes së faturës, si duket KESCO paska rritë edhe dallaveret.
Postimi i plotë pa ndërhyrje:
Leximin e njehsorit per muajin janar e kam pas me 24.01.2022.
Nga 24.01.2022 deri me 09.02 2022 jane 16 dite e kam hargjuar 799 kWh
Nga 09.02.2022 deri me 21.02 2022 jane 12 dite e kam hargjuar 1275 kWh!
Pra me tarife te re edhe pse periudha ma e shkurter paskna hargju 476 kWh ma shume se sa periudha me tarif te vjeter edhe pse ma e gjate.
Spo e kuptoj qysh per 12 dite kam hargju ma shume me tarifen e re 1275 kWh se sa per 16 dite me traifen e vjeter 799 kWh.
Perveç rritjes se tarifes nga ZRrE, si duket KES/CO paska rrit edhe dallaveret… shprendarja e hargjimit sipas qefit dhe interesit te tyre… ketu duhet nje hetim i mirefillt nga Policia dhe Prokuroria.
Edhe ma shtrejt edhe me rrejt po duket.