Publikohet forma e fletë-qortimit për targat, Policia: Kemi bërë të gjitha planifikimet

17:34 | 31 October 2022

Policia e Kosovës ka publikuar formën e fletëqortimit që do të aplikohet nga zyrtarët policorë në të gjithë territorin e Kosovës, përfshirë edhe pikat kufitare.

Në një komunikatë për media, Policia ka thënë se “ka bërë të gjitha planifikimet e saj me qëllim të zbatimit të vendimit për targat”.

“Policia e Kosovës, referuar vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës të datës 28.10.2022 me Nr. 05/103, i cili ka të bëjë me procesin e regjistrimit të mjeteve nga targa PR”, “KM”, “PZ”, “GL”, “UR”, “PE”, “DA” apo “ĐA” në targa RKS, ka bërë të gjitha planifikimet e saja me qëllim të zbatimit të këtij vendimi.”

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Periudha e qortimit fillon nga 1 nëntori dhe vazhdon deri më 21 nëntor.

Ndërkaq, nga 21 nëntori deri më 21 janar të gjithë pronarët e mjeteve që qarkullojnë me targa ilegale do të gjobiten më 150 euro.

“Nga data 21 Nëntor deri me datë 21 Janar, për të gjithë pronarët e mjeteve që qarkullojnë në territorin e Republikës së Kosovës me targa ilegale “PR”, “KM”, “PZ”, “GL”, “UR”, “PE” “DA” apo “ĐA”, do të shqiptohet gjobë sipas legjislacionit në fuqi, në lartësi prej 150 euro”, thuhet në vendimin e fundit të lëshuar nga MPB.

Komunikata e Policisë së Kosovës:

Policia e Kosovës, referuar vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës të datës 28.10.2022 me Nr. 05/103, i cili ka të bëjë me procesin e regjistrimit të mjeteve nga targa PR”, “KM”, “PZ”, “GL”, “UR”, “PE”, “DA” apo “ĐA” në targa RKS, ka bërë të gjitha planifikimet e saja me qëllim të zbatimit të këtij vendimi.

Sipas vendimit zyrtar nga data një (1) nëntor 2022, të gjithë pronarëve të mjeteve që qarkullojnë me targa të tilla ilegale në Kosovë, nga Policia e Kosovës do t’iu shqiptohet masa e qortimit, me kërkesën që të njëjtit të drejtohen në Qendrën e Regjistrimit të Automjeteve për të regjistruar mjetet e tyre me targa RKS.

Ndërsa nga data njëzet e një (21) nëntor deri me datë njëzet e një (21) janar, për të gjithë pronarët e mjeteve që qarkullojnë në territorin e Republikës së Kosovës me targa të tilla ilegale, do të shqiptohet gjobë sipas legjislacionit në fuqi.

Bashkangjitur këtij njoftimi keni formën e fletëqortimit zyrtar “Qortim”, të Policisë së Kosovës e cila do të aplikohet nga zyrtarët policorë në gjithë territorin e Republikës së Kosovës, përfshirë edhe në pikat e kalimit kufitar.

Komento: