Publikohet fotografi e rrallë e familjes Jashari, ja detaji që nuk e dini

20:15 | 05 March 2019

Fotografi e rrallë e familjes Jashari.

Familja Jashari ka rol të veçantë e të papërsëritshëm, jo vetëm në historinë tonë kombëtare, por edhe në atë të përbotshme.

Një fotografi e rrallë e fëmijëve të familjes së Jashari, që humbën jetën në luftën e fundit në Kosovë, dhe e vetmja e mbijetuar është Besarta Jashari, shkruan lajmi.net.

Detaji i kësaj fotografie është se në të nuk janë të përfshirë 4 fëmijët e familjes Jashari që kanë shpëtuar.

Kujtojmë, se beteja nisi në mëngjesin e 5 marsit 1998, kur serbët mësynë në shtëpinë e Adem Jasharit në Prekaz.

Sulmi mbi Jasharajt nisi rreth orës gjashtë të mëngjesit, kur forcat policore dhe ushtarake serbe në fillim sulmonin nga të gjitha drejtimet. I menjëhershëm dhe shumë i fuqishëm ishte edhe kundërpërgjigja e Komandantit të UÇK-së Adem Jashari dhe familjes së tij.

Në këtë Betejë, së bashku me Komandantin e UÇK-së Adem Jashari, nga familja e tij në fushën e nderit ranë heroikisht në mbrojtje të pragut të shtëpisë, atdheut dhe kombit 20 anëtarë, 10 prej të cilëve fëmijë.

Familja Jashari ka rol të veçantë e të papërsëritshëm, jo vetëm në historinë tonë kombëtare, por edhe në atë të përbotshme, për përgatitjen e gatishmërisë popullore në luftën çlirimtare, ka rolin e papërsëritshëm e të pakrahasueshëm për organizimin e UÇK-së, ka rolin e pashembullt për mobilizimin e masivizimin e popullit në luftën çlirimtare, për mbështetjen e kësaj lufte nga faktori ndërkombëtar si dhe ka merita të pakrahasueshme për lirinë, dhe mbarësinë kombëtare, për Republikën e Kosovës shtet të pavarur, sovran e demokratik.

Komento: