Publikohet fotografia me lot në sy e shoferit të kamionit, pak pas aksidentit të tmerrshëm në Gjilan

22:35 | 07 March 2019

Aksidenti i sotëm në qendër të Gjilanit tmerroi vendin pasi shkaktoi dëme të mëdha në njerëz, si dhe dëme materiale.

Përderisa një person ka humbur jetën e 27 të tjerë kanë pësuar lëndime, njëi prej tyre po lufton me jetën në QKUK.

Mustafë Avdijaj është shoferi i kompanisë ‘Uji i Pejës’ që shkaktoi aksidentin e rëndë në Gjilan.

Madje në një fotografi që ua përcjell Periskopi, ky person shihet me lot në sy pas aktit të tmerrshëm për të cilin organet kompetente po i zhvillojnë hetimet.

Sokol Avdijaj, babai i shoferit që shkaktoi aksidentin e rëndë në Gjilan ka folur rreth kësaj ngjarjeje tragjike që ndodhi në pasditen e sotme atje. Avdijaj thotë se e kanë përjetuar shumë rëndë si familje.

K ryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Gjilanit, Jetish Maloku ka deklaruar se sipas dyshimeve të para të aksidentit në Gjilan ku humbi jetën një person dhe 16 të lënduar, ka ndodhur për shkak të problemeve teknike të kamionit.

Por një reagim të vonë ka shprehur edhe kompania në fjalë, Sipas tyre, kamioni ka qenë në gjendje të mirë teknike.

Po ashtu kryeprokurori ka thënë se është intervistuar shoferi i kamionit së bashku me një pasagjer. Sipas deklarimeve të tyre, kamioni ka pasur probleme teknike dhe rreth 1 kilometër është vozitur pa frena.

Komento: